Alarmohet policia e Vlores, zhduket prej dy ditësh 15-vjeçari

Një ngjarje e rëndë njoftohet nga Vlora.

Në Komisariatin e Policisë së këtij qyteti ka bërë kallëzim shtetasja B. B., 31 vjeçe, banuese në Sevaster, Vlorë, se prej datës 17.04.2022, është larguar nga fshati Babicë dhe nuk është kthyer më, djali i saj i mitur 15 vjeç.

Sipas policisë po punohet për gjetjen e tij.