Militantët e Berishës në Sarandë protestojnë në Butrint: Është ndër 5 më të mirët në Europë! Të mos e marrë privati
Disa mbeshtetes se Sali Berishes ne Sarande, janë mbledhur sot para hyrjes së parkut dhe kanë protestuar duke kundërshtuar kalimin e tij me koncesion te privati.
Protesta udhehiqej nga kryetarja e deges se PD Manjola Nikollo dhe ish sekretarja e PD në Sarandë Matilda Qurku.
Ata janë shprehur kundër projektit të Ministrisë së Kulturës, pasi sipas tyre, ai është një ndër pesë parqet më të mira në Europë dhe ndër 10 më të mirët në botë.
“Vij si qytetar, vij si ekspert mjedisor që më dhemb shpirti për këtë park që është nga 5 parqet më të mira të Europës dhe 10 më të mira të botës. E kam filluar në këtë park në vitin 1970 si teknik pyjesh dhe kam vazhduar si ekspert. Në këtë nivel e kanë sjell specialistët shqiptarë me pasion dhe kanë investuar shpirtin dhe jetën që të vinte këtu ku është.
Është një park me vlera të jashtëzakonshme kombëtare dhe ndërkombëtare. Është një park me vlera arkeologjike dhe natyrore dhe pikërisht për këto vlera e peisazh homerik, ka marrë statusin park ndërkombëtar dhe pasuri e UNESCO.
Ne vijmë këtu për të protestuar, për të mbrojtur këtë pasuri kombëtare. Unë protestoj këtu si ekspert mjedisor, që nuk jam dakord dhe kundërshtoj që ky park t’u dorëzohet privatëve për qëllimet e tyre, që ta tjetërsojnë dhe shkatërrojnë”, u shpreh një prej protestuesve.