Familja e 17- vjeçares kallzim penal për Denito (Gentjan) Ruhyjçi

Ndjekje penale për të kallzuarin, i cili na ka mashtruar vajzën tonë, që është e mitur.

Bashkëshortët Vullnet e Elida Bekteshi, prindër të 17 vjeçares, S.B, që ditë më parë denoncoi 72 – vjeçarin Barjam Tusha, si person që ka abuzuar seksualisht me të, kanë bërë dje një kallzim penal për Denito (Gentjan) Ruçi dhe kërkojnë ndjekje penale të tij si personi që ka mashtruar vajzën e tyre.

Në objektin e kallzimit kërkohet: “Ndjekje penale për të kallzuarin, i cili na ka mashtruar vajzen tonë, që është e mitur, duke i ofruar se do të martohej me të.

E ka mbajtur në vende të fshehta dhe kur ne kemi kërkuar ndihmë për kthimin e vajzës nga frika e ka mësuar që të bëjë kallëzim të rremë kundër familjes dhe personave të tjerë për abuzime me të.

Këto veprime i ka kryer pasi ne si kallzues shkonim në polici për ta denoncuar atë që nëpërmjet mashtrimit kërkonte të na e merrte vajzën jashtë shtetit dhe, sipas nesh, ta përdorte për qëllime shfrytëzimi”.

Për këtë ngjarje është arrestuar 72 –vjeçari, Barjam Tusha, madje është marrë edhe si masë sigurie nga Gjykata e Sarandës “Arrest me burg”, ndërkohë që një ditë me pas është dhënë urdhër mbrojtje nga prindët e vet për 17 – vjeçaren, e cila aktualisht ndodhet në një qendër rehabilitimi në Tiranë.