Lejoi ndërtime pa leje: Arrestohet 37-vjeçari nga Saranda, kryeinspektor i Mbrojtjes së Territorit në Himarë

Kryeinspektori i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në Himarë  M. N., 37 vjeç është dërguar pas hekurave me vendim të Gjykatës së Lartë.

Ajo vendosi prishjen e vendimit të Apelit të Vlorës të marrë në Korrik të vitit të kaluar, i cili caktoi detyrim paraqitje për 37-vjeçarin.

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë e cila ka caktuar “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Njoftimi i policisë

Specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Vlorë bënë ekzekutimin e vendimit penal të Gjykatës së Lartë, për shtetasin M. N., 37 vjeç, banues në Sarandë, Kryeinspektor pranë Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë Himarë

Gjykata e Lartë  ka vendosur prishjen e Vendimit datë 28.07.2021, të Gjykatës së Apelit Vlorë, e cila kishte vendosur masën “Detyrim paraqitje”, dhe lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, datë 14.07.2021”, e cila ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”

Ky shtetas dyshohet se, me veprimet dhe mosveprimet e tij, ka lejuar ndërtime pa leje, në zona të ndryshme, në Himarë. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.