Militantët e Berishës mblidhen te komisariati Sarandës, kryetarja e PD lëshon gafën: I riu nga Kavaja humbi jetën në mënyrë të papërshtatshme

Përballë komisariatit të Sarandës sonte në mbrëmje u ndezën qirinj në shenjë homazhi, por edhe proteste për vetëvrasjen e Ilvi Metës në komisariatin e Kavajës.

Në krye të organizimit ishte kryetarja e PD Sarandë e zgjedhur nga grupi “Foltores”, Manjola Nikollo.

Bashkë me të u panë edhe disa militantë të tjerë të Berishës, ndërsa mungoi pjesëmarrja e qytetarëve të tjerë. Sikur të mos mjaftonte kjo, Nikollo lëshoi edhe një gafë teksa foli për mediat. Ajo tha se i riu nga Kavaja “humbi jetën në mënyrë të papërshtatshme”.

Pra, me logjikën e saj këtu problemi nuk është fakti që ai ka humbur jetën, por pse zgjodhi një “mënyrë të papërshtatshme”.

“Jemi mbledhur sot këtu për të shprehur ngushëllimet për humbjen e jetës së një djali të ri në mënyrën më të papërshtatshme brenda komisariatit të Kavajës. Janë të paqarta shkaqet e vdekjes së tij.

Ne jemi këtu në shenjë simbolike për të dhënë mesazhin se aty ku qytetarët duhet të gjejnë mbështetje, aty po humbasin jetën”, tha kryetarja e PD Sarandë, Manjola Nikollo. Më poshtë gafa e saj më zë dhe figurë.