VIDEO/ Po fuste kovat me bojë në makinë, i riu përplaset nga një mjet tjetër. Pamjet e aksidentit në Sarandë

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Qafë Gjashtë të Sarandës.

Një makinë tip “Benz” me drejtues L. M. me shpejtësi ka marrë përpara duke përplasur një person, i cili po vendoste disa sende në bagazhin e mjetit të tij. Ngjarja ndodhi rreth orës 21:40.

Personi që mbeti i plagosur kishte parkuar makinën e tij me targa “AB441EP” dhe teksa fuste në bagazh disa kova me bojë u përplas nga makina me targa “AB067PJ”.

Sipas dëshmitarëve të ngjarjes, goditja ishte shumë e fortë, saqë personit të plagosur i ka këputur këmbët. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.