6 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

6 raste të reja me koronavirus në vend.

Tre raste të reja janë shënuar në Krujë dhe po aq në Tiranë.

Ministria e Shëndetësisë përsëriti edhe njëherë rregullat e fundjavës. “Do të lejohen të moshuarit sipas orarit të përcaktuar, si dhe familjet dhe fëmijët deri në 14 vjec. Gjatë ditës së shtunë do të ushtrojnë aktivitetin marketet dhe farmacitë deri në orën 17:30 ndërsa të dielën do të jetë të mbyllura.

Ndërsa nga dita e hënë do të ketë një tjetër lehtësim masash. Për këtë arsye Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i fton qytetarët të respektojnë rregullat, të ruajnë distancimin fizik dhe higjienën personale; bizneset të zbatojnë me shumë rigorozitet protokollet e sigurisë për të ruajtur shëndetin e qytetarëve.

Në fund Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik kishte edhe një apel për qytetarët që kanë ankthe.

“Qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm të mos neglizhojnë shenjat e sëmundjes Covid-19, ndaj ju lutemi telefoni në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19, për këshillim psikologjik në rast të shfaqjes së shenjave të ankthit apo shqetësime të tjera, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40“.

COVID-19 – Statistika (9 Maj 2020)
Teste të kryera                    10268
Raste pozitive                       856
Raste të shëruara                 627
Raste Aktive                         198
Humbje jete                           31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë                   95
Krujë                     63
Shkodër               17
Kamëz                  9
Fier                       4
Kurbin                   3
Elbasan                 3
Mirditë                   1
Berat                     1
Durrës                   1
Korçë                    1