Investimi i ri, ‘’Syri i kaltër’’ josh dhe kënaq më shumë vizitorët

Investimi i kryer së fundmi në rrugën që të çon drejt monumentit natyror, Syri i Kaltër pranë Sarandës, ka bërë që vizitorët të mos provojnë më ndjesi të kundërta.

Siç ishin vështirësia dhe pluhuri i rrugës së pashtruar dhe nga ana tjetër mahnitja nga burimi unik natyror.

Ndonëse sezoni veror është në fillimet e veta, turistë nga Anglia, Gjermania apo Zvicra janë prezentë në Syrin e Kaltër duke shijuar, këtë monument të natyrës, i cili tanimë ka edhe një rrugë të denjë që përshkohet në këmbë për të qenë sa më në harmoni me natyrën përreth.

Syri i kaltër është destinacion që përfshihet thuajse nga të gjitha guidat turistike vendase dhe të huaja që sjellin vizitorë në jugun e vendit.