Sarandë: Drejtonte makinën i dehur, arrestohet 69- vjeçari në lagjen nr.2

Policia njofton se specialistët e Qarkullimit Rrugor të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin V. Gj., 69 vjeç, banues në lagjen nr.2, Sarandë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Arrestimi i tij u krye pasi nga shërbimet e Policisë u konstatua duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.