“Për ti thënë STOP abuzimit”, në Sarandë nesër organizohet marshim kundër dhunës me bazë gjinore

Ditën e nesërme në Sarandë do të organizohet një marshim kundër abuzimit ndaj fëmijëve, në shenjë sensibilizimi pas ngjarjes së fundit që tronditi opinionin publik.

Marshimi do të bëhet në orën 11:00 në “Sheshin Nënë Tereza”, Sarndë.

“Për ti thënë STOP abuzimit, për fëmijërinë e humbur, për jetën…

Marshojmë bashkë paqësisht, për një të ardhme të sigurtë për veten, vajzën, motrën, nënën”, thuhet në njoftimin e shpërndarë.

Mesazhi i kësaj proteste ishte mbrojtja e vajzave dhe çdokush të raportojnë për rastet e dhunës. /Sarandanews.com/

Fotografia e Kreshnik Bozho