Autoboti del nga rruga në Himarë, plagoset drejtuesi

Një aksident me pasojë plagosjen e një personi është regjistruar paraditen e kësaj të diele në Himarë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:45, në aksin rrugor Himarë- Dhërmi, në vendin e quajtur “Kthesa e Vishës”, ku ka dalë nga rruga autoboti me drejtues shtetasin R. Dh., rreth 60 vjeç.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i autobotit, i cili ndodhet në Spitalin e Himarës, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.