Si ndodhi aksidenti te “kthesa e vdekjes” në Himarë

Një aksident ka ndodhur paraditen e së dielës në aksin rrugor Himarë–Dhërmi, në vendin e quajtur “Kthesa e Vishës”.

Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:45 kur një autobot me drejtues R. Dh., rreth 60 vjeç ka dalë nga rruga.

Për pasojë, drejtuesi i automjetit ka mbetur i lënduar dhe ndodhet në Spitalin e Himarës, nën kujdesin e mjekëve.

Kujtojmë se kjo zonë njihet si e rrezikshme dhe shpesh kanë ndodhur aksidente të rënda me pasojë vdekjen.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.