Adrian Gurma takohet me Ambasadorin e Ukrainës në Tiranë: Fokus gjendja e qytetarëve ukrainas që janë akomoduar në Sarandë

Kryebashkiaku i Sarandes, Adrian Gurma, ka zhvilluar diten e sotme nje takim me Ambasadorin e Ukrainës në Tiranë Volodymyr Shkurov.

Tema e bisedes ka qene gjendja e qytetarëve ukrainas të ardhur në Sarandë gjatë kësaj periudhe, si dhe për mundësitë e akomodimit në ditët në vijim, të një numri fëmijēsh të mbetur vetëm, si pasojë e konfliktit në vendin e tyre.

“Pas një bisede telefonike me Ambasadorin e Ukrainës në Tiranë Volodymyr Shkurov, u takuam për të diskutuar lidhur me gjendjen e qytetarëve ukrainas të ardhur në Sarandë gjatë kësaj periudhe,si dhe për mundësitë e akomodimit në ditët në vijim, të një numri fëmijēsh të mbetur vetëm, si pasojë e konfliktit në vendin e tyre.

E sigurova ambasadorin, që Saranda do të jetë pranë dhe solidare me njerëzit e prekur nga konflikti, në këto momente të vështira për ata”, shprehet Adrian Gurma. /Sarandanews.com/