Dy vëllezërit Veshaj ‘i futen politikës’, posti që u besoi Damian Gjiknuri

Dy vëllezërit e njohur, aktorë të humorit, Donald dhe Romeo Veshaj duket se kanë nisur angazhimin edhe në politikë.

Ata janë shfaqur krah deputetit të PS, Damian Gjiknuri, i cili në një status në rrjetet sociale shkruan se do të angazhohen si koordinatorët e zyrës së posaçme për të rinjtë të ngritur në Tiranë.

“Donald dhe Romeo Veshaj janë jo vetëm dy të rinj vlonjate të suksesshëm por tashmë do të angazhohen edhe si kordinatorët e zyrës së posaçme për të rinjtë që kemi ngritur në Tiranë. Një zyrë që do të shërbejë si vendtakimi për të gjithë vlonjatët që jetojnë dhe punojnë në kryeqytet.

Na bashkon të gjithëve dëshira dhe vullneti i mirë për të mbështetur punët e mira që po transformojnë Qarkun e Vlorës nga Konispoli në Novoselë”, shkruan Gjiknuri.