Gjirokastra shpall Soreca-n ‘Qytetar nderi’

Ambasadori i BE-së Luiggi Soreca është shpallur qytetar nderi i Gjirokastrës. Njoftimin e ka bërë vetë ai nëpërmjet një shënimi në Facebook.

Soreca shkruan se qyteti i gurtë meriton të shkëlqejë fort në mesin e gurëve të tjerë të çmuar të Shqipërisë.

Po kështu ambasadori shkruan se ndihet thellësisht i prekur për vlerësimin që i është bërë.

“Thellësisht i prekur për vlerësimin si “Qytetar nderi” i Gjirokastrës nga kryebashkiaku Flamur Golemi, në prani të ministrave Mirela Kumbaro dhe Bledi Çuçi.

Pata privilegjin të mbështes përpjekjet e këtij qyteti të mrekullueshëm shqiptar në forcimin e trashëgimisë së tij kulturore dhe potencialit të tij të jashtëzakonshëm turistik.

Qyteti i gurtë meriton të shkëlqejë fort në mesin e gurëve të tjerë të çmuar të Shqipërisë dhe BE është këtu për të dhënë ndihmën e vet.” – shkruan ambasadori i BE-së Soreca në Facebook..