Mori peng protestën, Tik Lapaj reagon pas dështimit: Miq, kaq fuqi kemi

Ndonëse protesta nisi si e qytetarëve, disa personazhe të veshur nën petkun e “aktivistëve” që shfaqen si gjithologë arritën që ta merrnin peng.

Një prej këtyre personazheve, është edhe Adriatik Lapaj. Ky i fundit, së bashku me disa shokë të tij të dënuar për korrupsion e që kanë interesa politike morën protagonizmin e protestës, duke ngjallur menjëherë urrejtejn e qytetarëve.

Shfaqja e këtyre personazhëve në tribunat e protestave solli dhe dështimin e saj. Në një postim në rrjetet sociale gjithologu Tik Lapaj ka tentuar të justifikohet.

Lexoj kritika, sulme, mendime…Mundohem prej tyre të marrë më të mirën dhe të reflektoj, por disa gjëra duhet t’i theksoj:

1-Ne jemi qytetar të angazhuar. Pra, bëjmë çfarë mendojmë të drejtë dhe përpiqemi me sa mundemi;

2-Refuzoni çdo kërkesë llogarie nga kushdo. Kush e bën më mirë le të dalë ta bëjë. Mos u kompleksoni. Qytetari duhet të veprojë me bindje. Të veprojë si beson, kur beson e për aq sa beson se ka të drejtë;

3-Kush ka ide më të mira, le të vazhdojë t’i aplikojë. Ka kaq shumë hapësirë debati publik sa nuk ka vështirësi;

4-Kush thotë se si duhen përshkallëzuar protestat, le të na udhëheq e unë personalisht nëse më bind do i shkojë nga pas;

5-Kush tregon se çdo qytetar që reagon duhet të hapë parti apo të bëjë rolin e opozitës politike partiake, le të hapë parti e të na bind t’i japim votën;

6-Dje protesta zgjati nga ora 11.00 e paradites deri në 21.00 të mbrëmjes, pra 10 orë. Aq mundëm. Kemi dhe ne limite biologjike.

7-Protesta si angazhim qytetar vazhdon. Protesta nuk është objektiv në vetëvete, por mjet shoqëror për tu dëgjuar dhe orjentuar debatin publik drejt problemeve që shqetësojnë shoqërinë”, shkruan ai. /Sarandanews.com/