Kandidati i paracaktuar si fitues i primareve, Ardit Cikuli: Jam i lumtur dhe i sigurtë për fitoren me 14 maj

Ardit Cikuli është emri i paracaktuar si fitues i primareve në Sarandë.

Ndonse përpiqet ta paraqesë procesin e primareve si diçka të mirë, e vërteta është krejt ndryshe pasi emri i tij ishte i paracaktuar si fitues dhe dje doli i pari, pavarsisht se gara shkoi me balatoazh me kandidatin tjetër Ilir Nikolla.

Vetë një nga kandidatet dje Armando Magllara nxorri në pah manipulimet që u bën gjatë këtij procesi.

Përmes një postmi në rrjetet sociale Ardit Cikuli shkruan:

“Të dashur bashkëqytetar!
Të nderuar demokratë dhe demokrate, aktivistë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike!

Sot ishte një ditë e bukur demokracie. Sot ne realizuam një proces qytetar duke hedhur tashmë themelet e një rruge që nuk ndalet deri në fitoren historike të 14 Majit 2023.

Sot bashkarisht i dhamë qytetit një model të ri të garës brenda llojit.

I jam mirënjohës 1181 demokratëve që sot me shumë qytetari morën pjesë në votim. I jam mirënjohës dhe falenderues 582 demokratëve që më besuan dhe votuan. Vota e tyre ndaj një kandidati që vinte nga jeta civile e qytetit i dërgoi sot një mesazh të qartë çdo qytetari të Sarandës.

PO Partia Demokratike është hapur ndaj vlerave dhe është gati të marrë përgjegjësinë e qeverisjes vendore për të gjithë qytetarët qofshin këta me bindje të djathta apo jo. Kriteri përbashkues tashmë janë vlerat.

Ju përqafoj! Vazhdojmë bashkarisht…

Përzemërsisht Ardit Cikuli!”, shkruan ai.