Butrinti merr tre pikë të arta në transfertë ndaj Shkumbinit

Butrinti ka marr nje fitore mjaft të rëndësishme sot për mbijetesën kundër Shkumbinit.

Sarandiotët triumfuan me rezultatin e ngushtë 1-2, duke dal nga kjo transfertë me tre pikë të arta.

Golat e fitores për Butrintin u shënuan nga ana e Jaupajt dhe Takashit.

Me këtë sukses Butrinti renditet në vendin e 11-të me 24- pikë të grumbulluara.

Ndeshja e radhës për bregdetarët do jetë ndaj Maliqit në Sarandë. /Sarandanews.com/