Gjendet trupi i pajetë i të moshuarës brenda shtëpisë në Sarandë

Një e moshuar është gjetur e pajetë në banesë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.2 të Sarandës.

Policia njoftoi se 83-vjeçarja Shane Vlashi u gjet e vdekur në banesën ku jetonte e vetme.

Dyshohet se e moshuara ka ndërruar jetë 4 ditë më parë.

Ndërkohë policia dhe ambulanca shkoi në vendngjarje për të zbardhur detaje rreth situatës.

Paraprakisht dyshohet të ketë humbur jetën për shkaqe natyrore.