Bordi Kombëtar i Administrimit të Karburantit merr vendimin: Sot çmimi i naftës 217 lekë, nga 223

Ulja sot e çmimit të naftës nga 223 lekë në 217 është vendimi i marrë nga Bordi Kombëtar i Administrimit të Karburantit në mbledhjen e parë ët zhvilluar këtë të shtunë.

Burime bëjnë me dije se vendimi është marrë në mbledhjen e sotme me prezencë fizike.

Bordi u krijua një ditë më parë me vendim qeverie pas protestave masive që kanë nisur në të gjithë vendin.