Sarandë-Rruga Nr.1 mbi nënstacion, nisin punimet për infrastrukturën nëntokësore
Në rrugën Nr.1 , mbi nënstacion, e cila do të përdoret gjatë sezonit veror për lehtësimin e flukseve të qarkullimit rrugor në Sarandë, kanë nisur punimet për ndërtimni e infrastrukturës nëntokësore.
Filimi i kësaj rruge pikërisht në kthesën e hapur mbi nënstacioni e vjetër, përben edhe një nyje-kryqëzim jo të lehtë për qarkullimin e automjeteve. Burime të Policisë rrugore në Sarandë thanë sot se zgjidhja më e mirë do të jetë krijimi i një rotonde, pavarësisht pjerrësisë së aksit rrugor kryesor për të hyrë në qytet.
Rruga nr. 1, ka qenë në vëmendje të Bashkisë dhe kreu te saj Adrian Gurma vitet e fundit, pasi shihet jo vetëm si një aks që do të shfryjë flukset e mëdha të automjeteve që hyjnë e dalin nga Saranda si dhe drejt Ksamilit dhe Butrintit antik; po edhe si një rrugë që do të urbanizojë me parametra bashkohorë të gjithë zonën në drejtim të Kanalit të Çukës, me trotuare, ndriçim, gjelbërim, etj,..
Pak kohë më parë, për rëndësinë që ka, kjo rrugë u inspektua edhe nga kryeministri Edi Rama.