Humb jetën nga Covidi avokati nga Saranda, Spiro Qirjazi

Një tjetër humbje jete nga Covid-19 është shënuar në qytetin e Sarandës.

Avokati Spiro Qirjazi po luftonte me sëmundjen prej disa kohësh dhe mjekohej në spitalet Covid në Tiranë, por nuk ka arritur ta fitojë betejën.

Sarandanews.com shpreh ngushëllime ndaj familjarëve të tij.