Bashkia Sarandë shpall thirrjen për aplikim “Pronar Social”

Bashkia Sarandë shpall Thirrjen për aplikime për të gjitha subjektet publike e private të cilët janë të interesuar për të fituar statusin “ Pronar Social” ne zbatim të nenit 23, pika 2 të ligjit nr.22.2018 “ Për Strehimin Social”

“Pronar Social” është çdo subjekt publik, përveç njësive të vetëqeverisjes vendore, si edhe çdo subjekt privat, që investon në banesa sociale me qira ose që disponon banesa për t’i dhënë me qira, për familjet në nevojë për strehim.

Pronari Social mbështet nëpërmjet financimeve për subvencionimin e qerasë për familjet përfituese të miratuar nga Këshilli Bashkiak

Çdo subjekt publik apo privat që disponon banesa për t’i dhënë me qira për familjet ne nevojë për strehim, mund të aplikojë pranë bashkësisë për t’u regjistruar si “Pronar Social” nëse plotëson kriteret e mëposhtme:

1. Banesa plotëson kushtet teknike dhe normat e strehimit në fuqi.
2. Qeraja e banesës nuk është më e lartë se qeraja mesatare në tregun e lirë
3. Nënëshkrimi i një deklarate që nuk do të refuzojë qiramarrës për arsye që përbëjnë diskriminim
4. Nënëshkrimi i një marrëveshje ndërmjet pronarit social dhe bashkisë që parashikon:
– Afatin e marrëveshjes që nuk mund të jetë më pak se tre vjet
– Masën e qerasë mujore dhe mënyrën e shlyerjes së saj
– Mënyrën e administrimit të pronës dhe të mardhënieve me qeramarrësin
Dokumentacioni i nevojshëm:
1. Deklaratë për shprehje interesi për të aplikuar si “Pronar Social”
2. Shprehje të dakortësisë që nuk do të refuzojë qiramarrës për arsye diskriminuese
3. Vërtetetim pronësie mbi banesën/ banesat në pronësi që jepen me qera për familjet në nevojë për strehim
4. Ekstrakt QKR-së për personat fizik/juridik
5. Fotokopje e kartes së ID
6. Adrese të saktë

Afati i aplikimeve der më 28.02.2022

Aplikimet të dorëzohen pranë zyrës së informacionit pranë Bashkisë Sarandë