Sarandë e Ksamil, dy procedime për “Ndërtime pa leje”

Kanë vijuar procedimet penale për “ndërtim pa leje”, në Sarandë e Ksamil, edhe pse bëhet fjalë për ndërhyrje në dukje të vogla, prej atyre që deri dje nuk llogariteshin të kalonin nga shteti. Kjo, ngase ndërtim pa leje konsiderohej një konstrukt i tërë ndërtimor e jo copëza.

“Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë proceduan penalisht për veprën penale ‘Ndërtimi i paligjshëm’, shtetasit: S. K., 52 vjeç, banues në Sarandë, sepse është konstatuar duke ndërtuar në tarracën e pallatit në pronësi të tij, pa lejen e organeve kompetente dhe E. M., 39 vjeç, banues në Ksamil, Sarandë, sepse është konstatuar duke ndërtuar pa leje, një mur rrethues në pronën e tij, në Ksamil”, thuhet në njoftimin policor.