Vajza e ish deputetit të Sarandës revoltohet me Dua Lipën, pse takoi Ramën

Dy ditë më parë Dua Lipa sëbashku me familjen e saj erdhën në Shqipëri. Gjatë vizitës së tyre ata zhvilluan një takim me kryeministrin Edi Rama.

Ky takim i saj me Ramën u komentua gjerë e gjatë ne media dhe rrjete sociale ku shumë prej tyre e cilësonin këtë takim si propagandën e radhës nga ana e drejtuesit të shtetit.

Në lidhje me këtë ngjarje së fundmi , përmes një postimi në rrjetet sociale  ka reaguar edhe këngëtarja Besa Kokëdhima, vajza e ish deputetit të Sarandës Koço Kokëdhima, ku shprehet se Dua u prit me lëvdata, sepse ka bërë art jashtë vendit të saj.

“Dua Lipa eshte nje yll! Por Dua u be edhe ne nje shtet e treg prej verteti. Nuk do kish as pritje me levdata, kortezira e tapete po te kish qene ne Shqiperi, pa te drejta autori, pa prioritarizim e mbeshtetje per artin, ne kushtet mjerane qe e kane katandisur artin dhe artistet Shqiptare. Po te kish qene Dua ne Shqiperi, muziken e saj do e quanin jokomerciale, nga perdorimi i muzikes se saj do perfitonte o te ardhura, do bazohej jetesa e saj artistike mbi evente sporadike ne clubs apo perdorimit nga politikanet ne prag fushatash apo nevoja inagurimesh.

Keta habiten shume qe kur ke talent mund te behesh yll, se ne Shqiperi yjet e vetme nga kalon gjithcka jane politikanet. Rockstaret me ekstravagante e shoëmen-et me te spikatur jane politikanet”, shkruan Besa në reagimin e saj.