Çuçi me kandidatët e Gjirokastrës: Shqiptarët presin vetëm nga ne, sepse nga ata nuk shpresojnë më asgjë

Ministri i Brendshem dhe drejtuesi politik i PS-se ne qarkun Gjirokaster, Bledi Çuçi  thote se me 25 prill duhet mbeshtetur Partia Socialiste per te mos u kthyer vendi prapa te rrenimi i PD-se dhe LSI-se.

“Me skuadrën fantastike të qarkut Gjirokastër për një rrugëtim që do të kurorëzohet me fitoren historike të 25 prillit. Për një mandat të tretë jo si qëllim në vetvete, por si e vetmja garanci që Shqipëria të mos kthehet prapa te rrëmuja dhe rrënimi #PDLSI. Partia Socialiste është e vetmja e mirë që ka sot politika shqiptare dhe zgjedhja e duhur që të mos zhbëhet ajo çfarë kemi bërë në këto vite dhe që punët e nisura t’i shpiem përpara. Po nuk i bëmë ne, askush tjetër nuk mundet, nuk di e as nuk do. Shqiptarët presin vetëm nga ne, sepse nga ata nuk shpresojnë më asgjë”, shkruan Çuçi.

Veç tij në Gjirokastër PS kandidon Mirela Kumbaron, Laert Durajn, Artemis Malon, Kosta Garon dhe Kjara Adhamin.