Sarandë, tregu i produkteve bujqësore përfshihet në investimin e FSHZH

Tregu i produkteve bujqësore në Sarandë do të përfshihet këtë vit në invesitimin e FSHZH.

Burime bashkiake bënë të ditur se tregu bujqësor i Sarandës do të jetë pjesë e ndërhyrjes për rikualifikimin urban të zonës që nis nga Stadiumi i lojërave me dorë “A.Dajko” deri pranë ish maternitetit të vjetër.

Sipas kreut të Bashkisë Adrian Gurma, tashmë është miratuar plani për ndërhyrjen rikualifikuese të kësaj zone me fokus Tregun e fruta-perimeve.

Bashkia përfundoi pak kohë më parë  rehabilitimni e hapësirës publike të trotuarit përballë Tregut të fruta-perimeve në Sarandë, duke i dhënë fund kështu, pranisë në qytet, të një zone të ndotur që prezantonte te qytetarët dhe çdo vizitor vendas apo i huaj, imazhin e pamerituar të Sarandës  si një destinacion turistik gjithëvjetor.