Kontrrolle për kanabis në Delvinë, policia asgjëson një parcelë dhe shpall në kërkim 30- vjeçarin

Policia njofton se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Delvinë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, si rezultat i kontrollit të imtësishëm të territorit, në fshatin Stjar, Delvinë, në ambient të hapur gjetën të kultivuara bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me zjarr nga ana e shërbimeve të Policisë.

Autori i dyshuar i kësaj veprimtarie kriminale është shtetasi G. Ç., 30 vjeç, i cili u shpall në kërkim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Vijon puna për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.