Ndarja nga jeta e Vasil Arbaçi, Alket Hyseni mesazh ngushëllimi

Një lajm i rëndë tronditi sot Finiqin, pasi Vasil Arbaçi u nda nga jeta, duke mos e fituar dot betejën me Covid-19.

Vasil Arbaçi është një emër mjaft i njohur pasi ka punuar me parë si kryetar i komunelës ne Finiq, si ish nenprefekt i Delvinës etj.

Deputeti zonës Alket Hyseni ka shprehur ngushëllimet përmes një mesazhi.

“Trishtim dhe dhimbje për vdekjen e Vasil Arbacit.

Humbëm një mik të mirë, një socialist të veçantë, Këshilltar i nderuar i Këshillit Bashkiak të Finiqit, një veprimtar e kontribues i rrallë në jetën shoqërore të zonës, si dhe një familjar i devotshëm.

Ngushëllimet më të thella familjes, miqve, shokëve dhe socialistëve.

Lamtumirë Vaso!”, shkruan Hyseni. /Sarandanews.com/