VIDEO/ Uji i Bekuar, të rinjtë nga Saranda hidhen me kokë në det për të nxjerrë kryqin

Besimtarët ortodoksë kanë festuar paraditen e sotme ditën e ujit të bekuar në Sarandë, ku u organizua hedhja e kryqit në det.

Qindra besimtarë si dhe qytetarë ishin të pranishëm për të parë hedhjen e kryqit në ujë.

Sipas zakonit, të rinjtë sfiduan të ftohtin dhe u hodhën në ujë, me qëllim fitimin e trofeut.

Ceremonia u drejtua nga Mitropoliti i Gjirokastrës Dhimitri, e cila nisi me meshën në Kishë e Shën Harallambit dhe më pas besimtarët iu drejtuan bregdetit në Shëtitore.

Telemak Papas ishte i riu mes 6 personash që arriti të kapte kryqin në ujë.

Dita e sotme 6 Janar, simbolizon ditën e ‘Ujit të Bekuar’, ku besimtarët ortodoksë mblidhen për të festuar dhe sipas traditës të rinjtë garojnë për të kapur kryqin që hidhet në lum nga një prift.

Ceremoninë e hedhjes së Kryqit të shenjtë në lumë, zanafilla e lidh me pagëzimin e Jezusit nga Gjon Pagëzoi në lumin Jordan.