Sarandë, fëmija i parë i vitit 2022 është vajzë

Ajla është fëmija i parë që lindi ditën e dytë të 2022, kur ende vazhdonte trokitja e gotave të vitit që kish trokitur.

Ajla Ziflaj, fëmijë e familjes Ziflaj në Ksamil, me një peshë 2990 gram, erdhi në jetë në orën 22.20 të ditës së parë të 2022 në maternitetin “Kristo Kalivopulli” në Sarandë nën kujdesin e stafit në pritje të jetës së re.

Sipas drejtorit të maternitetit, mjekut Tajar Lako vogëlushja erdhi në jetë nga një lindje normale dhe gëzojnë shëndet të plotë si nëna dhe fëmija.