Finiq, policia bashkiake bën rolin e policisë së rendit: Po na grabisin e na rrahin pleqtë

Kryetari i Bashkisë Finiq Kristo Kiço ka reaguar për atë që ai e konsideron shtimin e rasteve të vjedhjeve të banesave

Raste të shtuara të grabitjeve janë vërejtur kohët e fundit në fshatrat e bashkisë së Finiqit.

Shënjestra e tyre këtë herë ishin disa fshatra të Njësisë Administrative të Alikos dhe specifikisht fshati Çaush dhe Neohori, ku janë hapur shtëpitë e banorëve Hriso Peivani, Kaliopi Gudi dhe Thoma Qesko.

Grabitësit, përveç përvetësimit të gjërave me vlerë dhe parave, gjithashtu përdorën dhunë brutale ndaj të moshuares Hriso Peivani, e cila u transportua në spital.Kryetari i bashkisë , Z. Kristo Kiço, i bën thirrje policisë së shtetit të marrë të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar veprime të tilla.

Ndërkohë, ai ka aktivizuar policinë bashkiake në patrullime gjatë natës në akset qëndrore të bashkisë., shkruhet në reagimin e kryetarit të Bashkisë Finiq Kristaq Kiço.