Plagoset me thikë 17- vjeçari në Ksamil, arrestohet autori

Komisariati i Policisë Sarandë njofton se është arrestuar në flagrancë shtetasi E.B.,38 vjeç., banues në Ksamil, Sarandë.

Arrestimi i tij është kryer sepse për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin S.K.,17 vjeç, banues në Ksamil.

Autori i plagosjes do të përballet me akuzat për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Prodhimi, mbajtja , blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, dhe ” Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.