Delvinë, kanosi me fjalë të riun, procedohet penalisht edhe për kundërshtim të policisë
Policia njofton se specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Delvinë proceduan penalisht për veprat penale “Kanosja” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, shtetasin S. P., 26 vjeç, banues në Delvinë.
Procedimi penal ndaj tij u krye sepse sipas Policisë ka kanosur me fjalë, shtetasin A. M., 18 vjeç, banues në Delvinë, dhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, gjatë ushtrimit të detyrës.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.