Sarandë, kryebashkiaku Adrian Gurma takohet me kampionët e parashutizmit

Ekipe pilotësh nga Shqipëria, Republika Çeke e Zvicra, kanë patur Sarandën ndalesë të tyre të radhës.

Të gjithë janë pjesmarrës në Edicionin e 12-të të “Albanian Coast Trip Paramotor”, organizuar nga Federata Shqiptare e Aeronautikës. Ndalesa në Sarandë ishte një rast për t’u kontaktuar e përgëzuar nga Kryetari i Bashkisë, Adrian Gurma.

Ai falenderoi emblemën e aeronautikës shqiptare Alket Islami për këtë vizitë, si dhe u uroi fluturim të mbarë vajzave e djemve.

Kreu i Bsshkisë Gurma vlerësoi se ata janë kampionë jo vetëm në parashutizëm, por edhe ambasadorë të shkëlqyer në promovimin e bukurive rralla të Rivierës Shqiptare e veçanërisht të Sarandës.

Alket Islami i dhuroi Kryebashkiakut Gurma logon e Federatës Shqiptare të Aeronautikës. Një suvenir të veçantë i dhuroi atij edhe ekipi i parashutistëve nga Çekia.