Sarandë, dy rrugë nacionale i kalojnë në administrim Bashkisë

Dy rrugë nacionale në territorin e bashkisë i kaluan së fundi  edhe në administrim Bashkisë Sarandë. Mësohet se këto akse rrugore janë segmenti nga Ura e Gajdarit deri ne Gjashte dhe nga Hotel “Butrinti” deri ne kanalin e Cukës.

Me kalimin nga fondi i ARRSH në administrim të Bashkisë, ti jepet fund një absurdi duke u përmirësuar dukshëm sinjalistika rrugore vertikale dhe horizontale në këto akse të rëndësishme të qytetit turistik .

Njëkohësisht do të marrë fund edhe “loja e kungulleshës”: “E ka Bashkia”, “E ka ARRSH”, e cila ka vijuar për gati 30 vjet./