VIDEO/ Sarandë, shembet hoteli në Gjirin e Manastirit

Vijon aksioni për prishjen e ndërtimeve të paligjshme në bregdet.

IKMT ka shembur ditën e sotme hotel ‘Kristal’ në Gjirin e Manastirit në Ksamil.

Ndërkohë pronarët pretendojnë se janë ende në proces gjyqësor, por pavarësisht kësaj, kanë qenë vetë këta të fundit të cilët kanë nxjerrë jashtë ndërtesë objektet dhe sendet e tyre.

Pjesa më e madhe e subjekteve të gjobitura është në zonën e Ksamilit.