Dhuratat e bashkisë Sarande tek çdo fëmijë në çerdhe e kopshte publike

Edhe nxënësit e ciklit të ulët të të gjitha shkollave publike të sistemit 9-vjeçar në territorin e Bashkisë së Sarandës, u gëzuan me dhuratën me logon e Bashkisë.

Këto dhurata u shpërndanë në këto ditë duke nisur me shkollat e periferisë: nga shkolla “Shefqet Sulejmani” në Gjashtë, në shkollën e Çukës e te “5 Dëshmorët” në Ksamil.

Më pas Babagjyshi vizitoi dhe gëzoi me dhurata fëmijët e shkollave “9 Tetori” e “Adem Sheme”.

Urimi për Krishtlindje të gëzuara dhe për shëndet e suksese në mësime gjatë vitit 2022, shoqëroi atmosferën e gëzueshme që u krijua