Aksident në aksin Sarandë – Delvinë, automjeti thyen bankinën dhe del nga rruga

Një aksident ka ndodhur përpara pak çastesh në aksin rrugor Sarandë – Delvinë, afër Shelegarit.

Një automjet, i cili udhëtonte nga Saranda drejt Delvinës, është aksidentuar, duke thyer bankinën mbrojtëse dhe ka dalë nga rruga.

Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka të lënduar, përveç dëmeve materiale.

Policia ndodhet në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.