Butrinti e mbyll vitin me humbje, mposhtet nga Turbina

Java e 15 në Kategorinë e Parë përkoi me të fundit për këtë vit kalendarik me skuadrat që i dhanë sprintin final përpara festave.

Butrinti e ka mbyllur humbje vitin, duke u mposhtur në transfertë kundër Turbinës së Cërrikut.

Ekipi i Artan Banos u mposht me rezultatin minimal 1-0.

Goli i fitores për Turbinën u shënua nga ana e Rei Zaimit në minutën e 82-të.

Pas kësaj humbjeje Butrinti renditet në vendin e 10-të me 17 pikë të grumbulluara.