Sarandë, Gurma: Draft-projekti i Bashkisë për ujësjellësin nga Tatzati, kushton rreth 25 milionë euro

Draftprojekti i Bashkisë për ujesjëllësin e ri të Sarandës me vendmarrje uji  nga burimet e Tatzatit kushton rreth 25 milionë euro.

Kjo u bë e ditur sot ngaa Kryebashkiaku i Sarandës Adrian Gurma gjatë mbledhjes  se fundit të këshillit bashkiak e cila iu kushtua kryesishst miratimit të buxhetit të  ri për vititn 2022.

Gurma vuri në dukje se një kosto e tillë mund të përballohet nga buxheti i shtetit ose donator të tillë si KFB(Banka Gjermane për Zhvillim).

Saranda dhe Ksamili sikurse pjesa më e madhe e qyteteve në Shqipëri, megjithë përmirësimet e herëpashershme, nuk e ka zgjidhur tërësisht  furnizimin me ujë të pijshëm e të rrjedhshëm 24 orë.