Aksident në Levan Tepelenë, ndërron jetë drejtuesi i motorit

TEPELENË-Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar pak momente më parë në aksiden Levan-Tepelenë.

Mësohet se një makinë është përplasur me një motor.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motorit ka ndërruar jetë.

Në vendngjarje ka shkuar me urgjencë policia dhe ambulanca.

Hetuesit ndërkohë kanë nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.