Basha shkarkon 11 kryetarët e degëve të PD

Kryesia e Partisë Demokratike, e mbledhur nga Lulzim Basha ka shkarkuar 11 kryetarë të degëve.

Mësohet se janë shkarkuar kryetarët e degëve në Tropojë, Shijak, Fushë-Krujë, Tirana 1, Tirana 3, Tirana 9, Paskuqan, Devoll, Kolonjë, Vlorë dhe Gjirokastër.

Ndërkohë Partia Demokratike ka njoftuar se ditën e nesërme do të mbledhë Këshillin Kombëtar.

Kujtojmë që mbledhja e kryesise po zhvillohet pas mbledhjes së Kuvendit Kombëtar të thirrur nga Sali Berisha, ku delegatët vendosën që të votojnë me 4446 vota pro për shkarkimin e Bashës, për thyerje të rënda të statutit të PD për marrje të kompetencave.