Konispol, Anila Denaj e shqetësuar: Mandarinat në Xarrë dhe Shalës janë në rrezik  

Deputetja Anila Denaj ka qenë sot në fshatrat Xarrë dhe Shalës të bashkisë Konispol për të parë nga afër situatën e rreshjeve të shiut.

E shoqëruar nga prefekti i qarkut Vlorë Flamur Mamaj, Denaj është shprehur e shqetësuar për mandarinat në këto dy njësi administrative.

“Në Konispol, në njësinë Shalës dhe Xarrë

Ku së bashku me Prefektin e Qarkut Vlorë z.Flamur Mamaj dhe Kryetaren e Njësisë Administrative Xarrë, znj. Athina Pando pamë nga afër situatën e shkaktuar nga rreshjet dhe diskutuam masat që po merren për t’iu ardhur në ndihmë banorëve dhe mbrojtjen e plantacioneve të mandarinave”, shkruan Denaj. /Sarandanews.com/