FOTOLAJM / Linda Rama shijon Vlorën, në radhë për të blerë akullore

Duket se bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama e ka shijuar këtë fundjavë në qytetin e Vlorës.

Së paku kjio vërtetohet nga një foto e mbërritur në adresën e “SarandaNews”, teksa Linda Rama është parë në qytetin bregdetar.

Nga foto e mësipërme duket Znj. Rama teksa po mban radhë në një dyqan për të porositur akullore.

Ajo është e shoqëruar nga disa qytetarë të tjerë  teksa nuk mungon as stili në veshje.

Kujtojmë se bashkëshorti i Lindës, Edi Rama, është edhe deputet i Qarkut Vlorë.