Tërmet në ishullin grek të Korfuzit, ndjehet dhe në Sarandë

Një tërmet  3.7 ballë Rihter ka rënë pak më parë në Korfuz.

Epiqendra e tërmetit ka qenë në hapësirën detare në veri të ishullit grek të Korfuzit dhe perëndim të plazhit të Kakomesë.

Tërmeti është ndier edhe në qytetin e Sarandës, por pa shkaktuar dëme materiale.