Konispol, këndi i lojërave i mbushur nga plehrat, qytetarët ngrenë një pyetje për Shuaip Beqirin  

Një qytetar nga Konispoli ka denoncuar në emisionin Fiks Fare degradimin e një këndi lojrash.

Siç shihet në video këndi nuk është aspak i përstatshëm për fëmijët të cilët kërkojnë të argëtohen, madje është dhe i mbuluar nga plehrat.

Qytetari i bën një pyetje kryebashkiakut të Konispolit Shuaip Beqirin, nëse do e sillte fëmijën e tij të luante në këtë kënd lojrash që është i mbuluar nga plehrat.

“Kur makina e plehrave të bën karshillik  dhe fëmijët duhet të luajnë me lodra të ndryshkura e mes mbeturinave”, shkruan emisioni Fiks Fare që ka publikuar videon e mëposhtme. /Sarandanews.com/