Sherr me thika në Sarandë, goditet një 30-vjeçar

Një 30-vjeçar është goditur me thikë mbrëmjen e djeshme, ndërsa policia ka mundur të ndërhyjë dhe të parandalojë përshkallëzimin e ngjarjes.Më datë 05.10.2020, rreth orës 23:20, në lagjen nr. 3, Sarandë, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi F. B., 29 vjeç, ka goditur me mjet prerës thikë, shtetasin Armand Kanushi 30 vjeç.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta kanë identifikuar dhe kapur autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin F. B., të cilin e kanë shoqëruar në Komisariatin e Sarandës, për veprime të mëtejshme hetimore.

I dëmtuari ndodhet në spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën.

Vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.