Me një sallë të boshatisur, Leonidha Kristo i paditur në prokurori për korrupsion prezantohet si kandidat në Finiq

Me soganin “Nuk ka forcë më të madhe se uniteti”, PBDNJ prezantoi në qendrën kulturore “Katina Papa”, kandidatin për kryetar bashkie për Bashkinë në Finiq,Leonidha Kristo.

Në këtë takim elektoral kanë marrë pjesë dhe kanë përshëndetur edhe kreu i PBDNJ Vangjel Dule si dhe kryetari i OMONIAS Vasil Kajo.

Në sallën e Qendrës kulturore “Katina Papa” kanë qenë të pranishëm një numër shumë i vogël banorësh nga minoriteti entik grek nga bashkia e Finqit, anëtarë të strukturave të PBDNJ dhe të Omonias si dhe përfaqësues nga partia aleate PL dhe ajo e Rithemelimti.

Kandidati Leonidha Kristo është një person i akuzuar nga KLSH për dëmin që i ka shkaktuar shtetit shqiptare me 77 milion lek.

Ai është i paditur në prokurori për këtë korrupsion që ka kryer gjatë kohës kur qeveriste bashkinë e Finiqit, atehere pjesë e partisë MEGA, dhe kjo parti e përjashtoi për shkak të abuzimeve.

Tani Leonidha Kristo ka dal si kandidat i OMONIA-s duke dal kundër partisë së tij MEGA e cila në zgjedhjet e 14 majit do kandidojë Romeo Çakulin në koalicion së bashku me PS.

Për Finiqin kandidon dhe Leonidha Papa me PD-në e Alibeajt.