Terror në Sarandë, maskat lidhin familjarët dhe grabisin shtëpin e noterit Thoma Kaçi  

Një grabitje me arme ka ndodhur ne Sarande, ne lagjen nr.4.

Persona te armatosur me Kallashnikov kane hyre ne nje apartament ne pronesi te noterit te njohur Thoma Kaçi 63-vjec ne Sarande.

Maskat kane lidhur familjaret dhe kane arritur te marrin 20 mln lek te vjetra.

Policia ka ngritur pika te shumta kontrolli ne qytet. Forca te shumta ne vendin e ngjarjes.

Sarandë/Informacion paraprak

Më datë 20.10.2021, rreth orës 08:10, në sallën operative Sarandë, ka telefonuar shtetasi T. K., banues në lagjen nr.4, Sarandë, për të njoftuar se dy persona ende të paidentifikuar, i kishin hyrë me dhunë në banesë dhe i kishin vjedhur një shumë parash dhe dy çelësa automjetesh.

Shtetasi T. K. nuk ka pësuar dëmtime dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe vijojnë krehjen e saj, me qëllim kapjen e autorëve.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe fiksimin e çdo prove materiale që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve.